Një banor i Librazhdit ka mohuar gjatë një bisede të zhvilluar në lokal se plani për të kapur mat nusen e re 20-vjeçare me të dashurin e saj ishte organizuar që prej 3 javësh.

Emisioni ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të gazetares Evis Ahmeti ka siguruar përgjime të një bisede që ky banor ka bërë e dike tjetër.

“Ajo me të gjitha të mirat mor burrë, a i pe shpijat në kat të dytë, edhe mobiliet me porosi jo në dyqan, lekë kishin sa të duash. Atyre nuk kanë çfarë t’ju bëjnë asnjë gjë, edhe ligjërisht nuk iu bëjnë gjë. Nuk donte jetë luksoze ajo, le të iki të punojë në Itali prostitutë. Ata kishim 3 javë që e përgjonin. Edhe nishanet që i kishin blerë, edhe varësen rrobat ia mbajtën, do i djegin dyshekun!
Atij bravo i qoftë, se e hoqi, se më mbrapa do bëhej me fëmijë do merrte dhe shtëpinë.”, tha banori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: