Policia e Shtetit në bashkëpunim të kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në evidentoi 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Sipas policisë, këta persona akuzohet se kanë bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Duke marrë shkas nga këto shkelje, në pranga përfunduan 10 shtetas, në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër, ndërkohë që janë proceduar penalisht 10 shtetas të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër në Tiranë.

“Konkretisht ne pranga nga policia e Tiranës ranë shtetasit me inicialet D. A., banues në Baldushk, F. H., banues në Babrru, A. D., banues në Kombinat dhe G. S, banues në Vorë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. D., banues në Kombinat.

DVP Lezhë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. E., banues në Lezhë dhe P. A., banues në Kurbin. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë, Kurbin, Mirditë janë proceduar penalisht shtetasit: N. M., M. Ç., B. L., L. A., V. A., F. A., K. B. dhe T. A.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. V., banues në Visokë dhe K. Z., banues në Dukas.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Gjoricë.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., banues në fshatin Shqir, Shkodër.
Nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit R. D., banuese në Durrës dhe A. B., banues në Fllakë, Durrës.
Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb