Dhjetëra qytetarë janë kthyer sot mbrapsht nga pala kosovare në kufi, për shkak se kishin marrë vetëm një dozë vaksine.

Ky vendim është marrë pasi ditën e sotme nisi zbatimi i vendimit të marrë nga qeveria e Kosovës, duke lejuar hyrjen e shtetasve te huaj dhe ato të Kosovës në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet PCR.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Kosovës, ndërsa qytetarët nuk kanë patur dijeni për këtë ndryshim masash. E njëjta procedurë ndiqet edhe nga ana e Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: