Sekuestrohen 225 000 stërlina në portin e Barit, të cilat kishin si destinacion Shqipërinë. Mësohet se paratë u gejtën në një furgon me targa angleze, ndërkohë që mjeti do të imbarokohej në traget.

Guardia di Finanza me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve sekuestroi sasinë e parave, në vlerën e afërsisht 250 mijë euro.

“Ansa” shkruan se paratë ishin mbështjellë me mbrojtëse plastike, të futura në furgon, ndërkohë që ishte e nevojshme ndërhyrja e një mekaniku të specializuar.

Drejtuesi i furgonit, ideniteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se nuk ka deklaruar në kufi këtë shumë parash, ndërkohë që u sanksionua me sekuestrimin e 50% të shumës në total, rreth 120 mijë eurosh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb