Forcat e Armatosura Norvegjeze njoftuan sot se tridhjetë anëtarë të Gardës Mbretërore Norvegjeze do të shkarkohen nga shërbimi për shkak të përdorimit të drogës gjatë pushimit,.

Ushtria mori informacione se disa rekrutë përdorën drogë në një festë këtë verë, ndërsa pesë prej tyre e pranuan menjëherë se e kishin bërë dhe më vonë 25 të tjerë e pranuan.

“Të 30 rekrutët ishin anëtarë të njësisë së Gardës Mbretërore të Madhërisë së Tij”, raportoi transmetuesi publik norvegjez NRK dhe gazeta VG.

Zëdhënësi i ushtrisë norvegjeze Brage Steinson Vik-Hansen i tha NRK se rekrutët do të shkarkoheshin nga ushtria.

“I gjithë personeli në forcat e armatosura ka detyrimin, nëse zbulojnë ose vërejnë se punonjësit apo rekrutët merren me drogë, të informojnë eprorët”, tha Steinson Viik-Hansen për NRK.

Garda Mbretërore mbron familjen mbretërore norvegjeze. Anëtarët e saj ndërrojnë çdo ditë rojen përpara pallatit mbretëror në Oslo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb