Ata kishin prenotuar “online” për tu akomoduar në një “hostel” në Berat por prej disa orësh endeshin “kuturu” në rrugët e qytet.

Pasi kishin shëtitur disa orë në lagjet muzeale të qytetit dhe duke mos gjetur dot drejtimin e duhur drejt vendqëndrimit të tyre, 4 turistë holandezë kanë kërkuar ndihmën e policit të parë që kanë parë në rrugë, të veshur me uniformë policie.

Në ndihmë të tyre me pas kanë ardhur edhe efektivë të tjerë të policisë, që duke parë prenotimet e bëra nga turistët i kanë drejtuar në pikën e qëndrimit të tyre. Të lumtur tashmë që më në fund nuk do endeshin më kot rrugëve, turistët janë akomoduar në “hostel-in” ku kishin prenotuar dhe paguar nëpërmjet kartave bankare “online”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb