13 raste të reja me koronavirus janë raportuar në Zelandën e Re në 24 orët e fundit.

Ndonëse ky shtet kishte kaluar 100 ditë pa asnjë rast lokal të infektimit, rastet e reja u rikthyen. Mësohet se 12 është thënë se janë të lidhura me shpërthimin e fundit të koronavirusit në Auklland.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re deri më tani ka regjistruar 1,631 raste me koronavirus. Prej tyre, 22 kanë vdekur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: