Agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë kanë shpërbërë një organizatë kriminale shqiptare pas ndërhyrjes në pesë plantacione të destinuara për kultivimin masiv të kanabisit, ndërsa kanë arrestuar në total 14 persona të cilët akuzohen trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Grupi kriminal me qendër në Barcelonë, ishte përkushtuar ndaj kultivimit dhe shitjes së ngarkesave të mëdha të marijuanës dhe përdorte sisteme të sofistikuara inxhinierike elektrike për të shmangur kontrollet e mundshme të policisë.

Hetimi filloi në vitin 2021 kur u zbulua prania e disa personave që dyshohet se siguronin mbulim për një organizatë kriminale me origjinë shqiptare të dedikuar për trafikun e drogës për vendbanimin e saj në Katalonjë.

Për mirëmbajtjen e plantacioneve të marijuanës, të arrestuarve u nevojitej një sasi e madhe energjie elektrike , të cilën e siguronin në mënyrë të paligjshme. Ata e fshehën atë nëpërmjet një sistemi të sofistikuar elektro-inxhinierik që vështirësoi hetimin e policisë, ndërsa në të njëjtën kohë rrezikonte pronat fqinje për shkak të rrezikut të lartë të zjarrit në këto objekte.

Pas kontrolleve policore janë sekuestruar më shumë se 4,000 bimë marijuanë, më shumë se 10,000 euro dhe dokumentacione të ndryshme dhe materiale të shumta të përdorura në plantacione si ventilatorë, kondicionerë dhe filtra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb