Ka përfunduar seanca për Fredi Krasniqin, pronari i ndërtesës në Shijak ku u gjetën 444 rrënjë kanabis në katin e 3 dhe 4 të ndërtesës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për News24 se gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

46- vjeçari ka deklaruar para trupit gjykues se arsyet kanë qenë ekonomike pasi ishte i sëmurë dhe duhet të kurohej jashtë vendit.

Ndërsa mbi arsenalin e armëve të gjetura në banesë në një mur dysh, ai ka deklaruar se janë marrë që në vitin 1997 dhe nuk janë përdorur nga asnjë grup kriminal.

Është shpallur në kërkim edhe vëllai tjetër i cili nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e arrestimit të 46-vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb