Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Policia sekuestroi një kasolle ku ishin mbjellë tre mijë bimë kërpi në Monguzzo, një qytet në zonën e sipërme të Brianza-s. Brenda ndërtesës, ushtarakët befasuan edhe dy burra të kombësisë shqiptare të moshës 25 dhe 36 vjeç, të dy pa precedent penal, të cilët jetonin në një aneks të improvizuar.

Dy personat në fjalë, të cilët ishin të armatosur, u arrestuan për kultivim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: