Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kishin magazinuar dhe do e shisnin në kundërshtim me ligjin 42 thasë me duhan.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet K. G., 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, H. G., 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë si dhe A. G., 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf.

NJOFTIMI I POLICISE
Kishin magazinuar 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë, me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe sekuestrohet sasia e madhe e duhanit.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i një hetimi disamujor, të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim goditjen e shitje së kundërligjshme të duhanit të grirë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tobacco”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

-K. G., 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër;
-H. G., 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-A. G., 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient që përdorej si magazinë nga 3 shtetasit e arrestuar, gjetën dhe sekuestruan 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë që mbahej me qëllim tregtimin në kundërshtim me rregullat për shitjen e duhanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande”, të kryera në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: