Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar gjithsej 3 persona, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Kultivimi i drogës bëhej në vendin e quajtur “Gryka e Xhafës” në fshatin Shkafanë të Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë edhe kryeplaku.

Njoftimi i policisë:  

Durrës

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej kryeplaku i fshatit Kuraten, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit masiv të territorit, në vendin e quajtur “Gryka e Xhafës”, në fshatin Shkafane, kanë konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit Z. D., 57 vjeç, banues në fshatin Kuraten, Ishëm, pronari i sipërfaqes së tokës, dhe B. V., 25 vjeç, banues në Shkafane, i dyshuar si kultivues i fidanëve narkotikë të gjetur gjatë kontrollit nga ana e Policisë.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit U. D., 67 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Kuraten, Ishëm.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. V., 24 vjeç, banues në fshatin Kuraten, Ishëm, dhe  A. F., 23 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb