Policia italiane ka realizuar me sukses një operacion, duke arrestuar dy shqiptarë për trafik droge. Arrestimet janë kryer nga karabinieria e Savonës, të cilët ndaluan shtetasit nga Shqipëria në kushtet e flagrancës.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët me inicialet M.F., 31 vjeç, dhe M.A., 27 vjeç, të cilëve iu është gjetur lëndë narkotike e ambalazhuar, raportojnë mediat në vendin fqinj. Arrestimet janë kryer pranë zonës të njohur si Niza.

  • foto galeri

Dozat e kokainës janë gjetur në banesën ku jetonin të rinjtë shqiptarë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb