TIRANE-E njoftuar nga qytetarët, që kanë denoncuar në sallën operative për parkim të gabuar, Policia Rrugore u ka spostuar me karroatrec dhe u ka dërguar mjetet në pikën e bllokimit deputetit Besnik Bare dhe prokurorit të Krimeve të Rënda, Anton Martini.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se si Bare, ashtu edhe Martini, kishin parkuar keq pranë pallateve ku banojnë dhe kanë qenë qytetarët që ditën e hënë kanë kërkuar ndihmën e Policisë për të liruar vendin e parkimit.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, deputeti dhe prokurori do të paguajnë edhe një tjetër faturë veç asaj të karraotrecit, pasi mjetet e tyre, përkatësisht tip “Fiat” i Bares dhe “Mercedes Benz”, i Martinit, kanë rezultuar pa kontroll teknik. Për këtë arsye vlera e gjobës për ta do të përcaktohet nga komisioni.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: