Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kishin si qëllim ta vrisnin Kudret Saliajn. Ky është përfundimi i prokurorisë i deklaruar në seancën e sotme gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj babë e bij për akuzën e vrasjes së dy ose më shumë personave.

Sipas prokurorisë, Dhurata e Kudret Saliaj kishin 17 vite të martuar, ndërsa prej 8 muajsh kishin nisur konfliktet. Prokuroria deklaroi se një ditë para krimit, më 3 qershor Mexhit Picari, djali i Mexhitit dhe Dhurata Saliaj ishin njoftuar për të marrë rrobat pasi dhurata prej 8 muajsh nuk jetonte më me Kudretin, por tek shtëpia e prindërve.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prokuroria deklaroi në seancë se Mexhiti dhe Dhurata ditën që do merrnin rrobat kanë fyer jo vetëm të ndjerin, por edhe avokatin e tij Adriatik Cama.

Sipas akuzës, për minuta të tëra Mexhiti dhe Dhurata kanë vëzhguar ditën e ngjarjes rreth gjykatës për të gjetur në qoftë se kishte ardhur apo jo atë ditë Kudret Saliaj.

“Mexhiti dhe Dhurata kane qëndruar në një tavoline dhe aty i ka dhënë babait një çantë krahu nga e cila Mexhiti nxjerr pistoletën dhe qëllon Kudret Saliajn dhe Adriatik Camën. Mexhiti dhe Dhurata kane pasur qëllim atë ditë të vrasin Kudretin. Pistoleta ka pasur 7 fishekë, 5 janë gjuajtur”, ishin disa nga konkluzionet e prokurorisë në seancën e sotme, ku gjykata vendosi të lërë në burg babë e bijë për vrasjen e ish-dhëndrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb