Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse në plazhin e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Dh. D., 52 vjeçe dhe V. P., 51 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në plazhin e “Porto Romanos”, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Policia e Durrësit është e vendosur në parandalimin e krimeve mjedisore dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të mos kryejnë asnjë veprim pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu fton qytetet të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112 duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb