GREQI

Një shqiptar 35 vjeç është arrestuar këtë të mërkurë në athinë të Greqisë, pasi u kap me mbi 1 kilogramë kokainë.

Policia greke ushtroi kontroll në makinën e shqiptarit, duke sekuestruar gjithsej 1 kg dhe 95 gram kokainë. Përpos kokainës, u konfiskua automjeti me të cilin udhëtonte shqiptari, si dhe 3 telefona celularë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Personi i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Përgjithshme të Athinës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb