50-vjeçarja Donika Çobaj e cila u plagos me thikë nga djali i saj jetonte me vajzën pasi bashkëshorti i kishte vdekur. Gazetari Ervis Kuçi ka folur me fqinjë të gruas, të cilët kanë treguar se djali i saj Klaudio ishte emigrant në Gjermani.

Ai kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë. “Djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë.

Nuk e kemi besuar kur dëgjuam çfarë kishte ndodhur. Sot dëgjuam fjal, por nuk e pamë çfarë ka ndodhur”, thanë fqinjët.

30-vjeçari Klaudio Çobaj pasi e ka goditur nënën me thikë është larguar menjëherë nga banesa. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës. Autori nuk raportohet te ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb