Pasditen e sotme në spitalin e Sarandës ka mbërritur për ndihmë mjekësore një turist italian, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Policia bëri me dije se 33-vjçari dyshohet se pësoi një arrest kardiak. Gazetarja Shpresa Dine mëson se turisti italian Domeniko Niccoli ishte për pushime me familje në Sarandë, ndërsa në spital ka shkuar nga plazhi.

Sipas burimeve, mësohet se ai kishte konsumuar shumë alkool dhe kur është futur në det ka shfaqur probleme me zemrën.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku edhe pse i është dhënë ndihma mjekësore nuk ka mundur dot të mbijetojë. Sipas bluzave të bardha shkak ka qenë arresti kardiak. Trupi i tij do të transportohet drejt Tiranës në mjekësinë ligjore për ekspertizë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb