Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një 24-vjeçar të cilit i është gjetur një sasi droge e bërë gati në doza për t’u shitur.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.M., 24 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 90 doza me lëndë narkotike që dyshohet se do t’i shpërndante në doza.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb