Një 26-vjeçar ka rënë në prangat që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: