Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi kokaine. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. C., 22 vjeç, ndërsa janë sekuestruar 9 doza më lëndë narkotike kokainë.

Gjatë patrullimit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” e kanë konstatuar të riun në afërsi të banesës së tij dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 9 porcione me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb