Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një të person, i cili akuzohet për shitje heroine.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Kamberllari, i cili ndiqej prej rreth një muaji me metoda speciale te hetimit nga seksioni i narkotikeve.

 

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti 44.4 gr heroinë, e ndarë në doza të vogla, gati për shitje. Ne funksion të këtij procedimi janë proceduar dhe shtetasit me inicialet G.R., dhe E.H.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb