SPB në Manastir sot njoftoi se ka ndërruar jetë një 25-vjeçar nga Prilepi, pasi më herët ishte plagosur me pushkë gjaku në fshatin Vitolishtë në rajonin e Mariovës.

Sipas zëdhënëses së SPB Manastir, Sanja Stamatova, personi me inicialet Gj.H është qëlluar me armë nga një pjesëtar i grupit të gjahut.

“Në stacionin policor të Prilepit është raportuar se në rrethin e Vitolishtes, 25-vjeçari nga Prilepi është goditur nga një plumb i pushkës së gjahut, nga një person që ishte pjesë e grupit të gjahut.

Në ora 14:55 të ditës së djeshme, ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar se Gj.H. nuk i ka mbijetuar plagëve”, tha Stamatova.

Autoritetet kanë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb