Kryeplaku kultivonte bimë narkotike,vihet në pranga nga policia. Në pranga J.L,39-vjeç,me detyrë kryeplak i fshatit Prishtë,në Njësinë Admininistrative Çepan në rrethin e Skraparit. Sekuestrohet parcela me 295 bimë Canabis.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka zhvilluar gjatë 10-ditëve të fundit një operacion policor nëpërmjet kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit. Në kuadër të këtij aksioni, policia ka prangosur kryeplakun e fshatin Prishtë, në Njësinë Admininistrative Çepan në rrethin e Skraparit, shtetasin J.L,39-vjeç, banues në fshatin Prishtë në Skrapar.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet të jetë kultivuesi i 295 bimëve narkotike “Canabis Satriva” të evidentuara dhe sekuestruara nga policia e Skraparit në vendin e quajtur “Moçalishta”. Gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit, ai kishte detyrim ligjor që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policine e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.

Komunikata e Policisë Skrapar

Kontrrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit.

Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Prishtë, Njësia Administrative Çepan, Skrapar.

J.L., 39 vjeç banues në Prishtë Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vendin e quajtur “Moçalishta” kanë gjetur 295 bimë Canabis Sattiva. Shtetasi J.L eshte person i dyshuar per kultivimin e bimeve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policine e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb