TIRANE- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri në Kamëz, pasi gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur dhe sekuestruar 14 kallëpë tritoli. Policia ka vënë në pranga 22-vjeçarin Fatjon Leka me akuzën për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

– Fatjon Leka, 22 vjeç, banues në “Fushë Arrëz”, Kamëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plasmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb