ANKONA

Një shqiptari 38 vjeç i cili zbarkoi nga një anije nga Durrësi për në Ankona, iu gjetën 16 kilogramë heroinë. Shqiptari akuzohet për tregti droge.

Lënda narkotike u zbulua të enjten, 16 janar, ndërsa lajmi u bë i ditur sot nga organet e drejtësisë italiane. Edhe pse droga ishte fshehur në një kamion, nuk i ka shpëtuar dot qenve të antidrogës në Ankona. Këta të fundit bënë zbulimin, kurse burri nga Shqipëria nuk diti as të përgjigjet për ngarkesën që iu gjet.

  • foto galeri

Media italiane “Ansa” shkruan se shqiptari u la në “arrest me burg” këtë mëngjes në qelitë e Montacuto. Heroina ishte fshehur në disa qoshe të automjetit. Hetuesit italianë janë duke hetuar se nga nisej shqiptari, ku shkonte dhe çfarë lidhjesh kishte ai.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb