Policia greke ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjet një sasi droge. Mësohet se operacioni u zhvillua në Pellas, në zonën e Edesës të Greqisë.

Bëhet e ditur se policia gjatë kontrollit në mjetin e shqiptarit, ideniteti i të cilit nuk dihet, gjeti në pjesën e sipërmet të gomave të përparme 3 pako të mbështjella me gazetë, të cilat peshonin nga 250 gram secila.

Wqd
Wqd

Po ashtu mësohet se policia sekuestroi sasinë e drogës dhe makinën, ndërsa shqiptari pas procedura iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb