Një 36-vjeçar nga Saranda ka rënë në prangat e policisë së pikës kufitare të Qafë-Botës, pasi iu gjet në makinë një sasi droge.

Burime zyrtare bënë me dije se nga ana e shërbimeve policore të Kufirit automjeti ‘Peugeot’ me targë AA109ZD në pronësi të shtetasit me inicialet E.K., është kaluar për kontroll në vijën e dytë pasi kishte dyshime se brenda saj ishte fshehur lëndë narkotike.

82944149 2693925974032396 4138473973522366464 N
82944149 2693925974032396 4138473973522366464 N

Nga kontrolli rezultoi se në vendin e gomës rezervë ishte adoptuar një hapësirë ku u gjetën disa pako me lëndë narkotike, e llojit canabis, e cila peshonte 36 kg. Aktualisht po punohet nëse ka edhe persona të tjerë të implikuar dhe se çfarë roli ka në këtë rast drejtuesi i këtij mjeti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: