50-vjeçari shqiptar është arrestuar sapo zbriti nga trageti. Mediat italiane shkruajnë se kuzhinieri shqiptar bënte rolin e  korrierit. 50-vjeçari e kishte fshehur heroinën në çantën e shpinës .

Pas arrestimit u transferua në burgun Montacuto . Ai pranoi se pakon duhet t’ja dorëzonte dikujt pas mbërritjes në Ankona, dhe më pas do të paguhej.

Gjithashtu 50-vjeçari iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit duke pranuar përgjegjësitë e tij. “Nuk e di pse u solla kështu. Unë nuk jam kriminel, kam grua dhe fëmijë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: