Vijon bashkëpunimi me qytetarët, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Falë këtij bashkëpunimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, shpallet në kërkim 25-vjeçari që i kishte fshehur në çatinë e banesës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara falë bashkëpunimit me qytetarët, se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, një shtetas mbante armë zjarri në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë, në pjesën e çatisë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, dy krehra dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi H. A., 25 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: