Një incident i pakëndshëm ka ndodhur të martën në një fluturim Ukrainë-Dublin.

Senatori irlandez Timmy Dooley, i cili po fluturonte për në shtëpi nga vendi i shkatërruar nga lufta, tha se fajtorët ishin pjesë e një grupi prej katër burrash që ishin të gjithë të dehur. Dhe të gjithë vazhduan të përpiqeshin të ulen në vendet e lira pranë disa grave, raporton Irish Mirror.

Politikani 53-vjeçar i Fianna Fail tha se sjellja e burrave, me nje “gjuhë shumë të seksualizuar”, e bëri udhëtimin “të pakëndshëm”. Ai përshkroi sesi burri “i kishte prekur të pasmet një gruaje dhe ajo ishte shumë e mërzitur”. Situata u bë “intensive” pasi dy pasagjerë të tjerë ndërhynë ndaj tyre.

Ai shtoi: “Kishte gra që qanin dhe gra me fëmijë që mund të kishin ikur nga lufta në Ukrainë”.

Ai tani ka bërë thirrje që çdo pasagjer i tillë të shtohet në një listë vëzhgimi dhe të përballet me ndalime të përjetshme të fluturimeve.

Ai tha: “Për personazhe si ky duhet të ketë një ndalim të përjetshëm të udhëtimit ajror dhe kurrë të mos jenë në gjendje të traumatizojnë më pasagjerët”

Një zëdhënëse e policisë Garda konfirmoi se oficerët u thirrën në aeroportin e Dublinit në lidhje me incidentin dhe vunë ne pranga 2 burrat. Ajo shtoi se ata u liruan më vonë, por “hetimet janë në vazhdim”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb