VLORA

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja  në Vlorë ku një 30-vjeçar u ngujua në një dyqan dhe kërcënoi se do e hidhte në erë duke plasur bombulën e gazit.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se 30-vjeçari është me probleme mendore dhe prej disa ditësh ai kurohet nga mjekët. Sot ai u mbyll në dyqan dhe i kërkoi të gjithëve të largohen.

Sipas dëshmitarëve, ai kisthe halucionacione se do e vrisnin me snajper nga pallati përballë. Pas kërcënimit me bombulë, ai kërcënoi sërish me gërshërë për t’u vetëvrarë.

FNSH ndërhyu forcërisht duke shembur derën, hedhur tymuese dhe më pas neutralizuan dhe futën ne furgon 30-vjeçarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb