Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi kishte hapur një llogari me rreth 500 000 lekë në një faqe online të cilat i përdorte për vënie bastesh sportive.

Blutë kanë sekuestruar celularin e tij.

Njoftim:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që vinte ilegalisht baste sportive, me celular, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, finalizuan operacionin policor të koduar “Game over 3”.

Gjatë operacionit u vu në pranga, autori i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, shtetasi N. M., 26 vjeç, banues në Roskovec.

Nga kontrolli i celularit të këtij shtetasi, u konstatua se nëpërmjet një llogarie në një faqe online  lëvronte rreth 500 000 lekë të rinj për vënie bastesh sportive në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme për veprën penale për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: