Detaje të reja janë zbuluar nga 300 kg kokainë që u sekuestruan pasditen e sotme në Portin e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhia, ka zbuluar pamjet e kamionit ku u gjet sasia e drogës, si dhe ka raportuar për “BalkanWeb”, se mjeti i tonazhit të rëndë me targa të Maqedonisë së Veriut dhe shofer Nazif Ajrofski 40 vjeç, është nisur fillimisht në Belgjikë, më pas në mënyrë transite ka kaluar në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Itinerari do të përfundonte në Napoli të Italisë, ndërsa është ende e paqartë se do të qëndronte aty, apo do të dërgohej në ndonjë vend tjetër të BE. Sakaq, vlen për t’u përmendur se sasia e drogës është gjetur në trup të kamionit.

Ajo është zbuluar pas kontrollit me skaner, ku janë gjetur pakot e ambalazhuara me marka mjaft të njohura, duke nisur nga “Dior” e deri te “PSG”. Shoferi i saj, Ajrofski, ka pretenduar para policisë së nuk e dinte se si kishte përfunduar droga brenda, ndërsa ka shtuar se ai, besonte se po transportonte vetëm pallka hekuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb