Policia e Merseyside bastisi një shtëpi në zonën e Rice Lane të hënën pas informatave se ambienti ishte kthyer në një fermë kanabisi. Autoritetet ndërhynë pasi thyen derën e përparme të shtëpisë përpara se të arrestonin një shqiptar 28-vjeçar.

Rreth 400 bimë në katër dhoma të shtëpisë u zbuluan nga oficerët gjatë bastisjes herët në mëngjes, ndërsa fqinjët që jetonin pranë thanë se mendonin se ajo po kthehej në një fermë kanabisi disa muaj përpara bastisjes së policisë.

Një burrë, i cili jetonte pranë shtëpisë së bastisur, i tha se shumë njerëz nuk e dinin se kush jetonte në banesë, kështu që u “tronditën” kur panë bastisjen. Ai shtoi: “Ne shikonim shumë materiale që hynin dhe shumë punë po kryheshin në kutinë elektrike në pjesën e jashtme të dritareve, por nuk e dinim se çfarë po ndodhte brenda banesës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: