Një 51-vjeçar i identifikuar si Genci Murati ka përfunduar në pranga nga blutë e Lushnjës.

Sipas informacioneve nga Policia, Murati kishte kthyer lokalin e tij në fole për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia i ka gjetur edhe disa doza kokaine të cilët ishin përgatitur për tu shitur.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Sekuestrohet 1 sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, pas një pune të mirëfilltë policore dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së drograve të forta në doza. Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-G. M., 51 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në fshatin Barbullinjë, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike, kokainë, gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe 2 aparatë celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: