Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka kujtuar njohjen e tij me Azem Hajdarin, teksa sot mbushen 24 vite nga vrasja e tij.

Gjatë fjalës së tij nga sheshi Demokracia në Qytet Studenti Pollo tha se me Azemin ishte njohur gjatë tentativave për shembjen e regjimit komunist dhe bashkëpunim më të ngushtë kishte pasur në 1997.

“Jam i gëzuar që jam këtu për të përkujtuar Azemin. Çdo popull, shoqëri, ka nevojë për referenca. FDoja të shkoja në të shkuarën, ku doja të tregoja dy episode që përjetuara nga unë me Azemin. Unë me Azemin kam pasur bashkëpunim të ngushtë që në muajt e parë të themelit të PD dhe në 97. Në momentin e parë, ishte kundërshtimi ndaj regjimit komunist, i kalbur nga brenda dhe i rrezikshëm për jetën, Azemi kishte kurajo intelektuale që të nxirrte frikën të tjerëve. Në Kukës ishim bashkë për miting. Atëherë kishin nisur mitingjet. Përpjekjet kishin nisur për të penguar fushatat e PD. Është cilësi e njeriut, që të kesh guximin fizik për të kundërshtuar dhunën. Në momentin që zhdukja e frikës është masive, shuhen dhe nuk janë të tilla, largohen. Kjo ndodhi në antimitingun e Kukësit. Kam fjetur te shtëpia e vëllait të tij, kam takuar Shendin, Rasimin, babain e tij. Në momentin e dytë, në 97, Azemi ishte deputet. Referenca të tilla, janë të vlefshme jo vetëm për t’i kujtuar për meritën e tyre, por na shërbejnë me shembuj konkret për sfida që duhet t’i përballojmë me nder dhe dinjitet.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb