LEZHË

Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar dy adoleshentë, 19 dhe 17 vjeç, pasi akuzohen se kanë vjedhur një furgon.

Sipas policisë, autorët e dyshuar kanë marrë furgonin në Shëngjin dhe kanë tentuar të ikin, por janë kapur në kohë rekord.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Vodhën një mjet furgon, falë reagimit në kohë të Policisë arrestohen në flagrancë autorët.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A. D. se në stacionin në kryqëzimin e Shëngjinit i kishin vjedhur mjetin tip furgon që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit Lezhë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjetit.

Falë punës së mirorganizuar, Policia ka bërë të mundur që brenda një kohë të shkurtër të identifikojë dhe të arrestojnë në flagrancë dy autorët, si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë, në vendin e quajtur “Kune”, Shëngjin, shtetasit:

-E. J., 19 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin dhe A. G., 17 vjeç, banues në Lezhë.

Pas verifikimit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se të dy këta shtetas drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb