“Jam i habitur që mbijetoi”…

Këto ishin fjalët e para të autorit që tentoi të vriste shkrimtarin e “Vargjet Satanike”, Salman Rushdie.

Nga brenda burgjeve të Nju Jorkut, 24-vjeçari i arrestuar Hadi Mattar foli për gazetën New York Post pas sulmit me thikë.

“Ai e sulmoi Islamin me “Vargjet Satanike””, u shpreh 24-vjeçari, i cili megjithatë pranoi se kishte lexuar vetëm dy faqe të romanit.

“Nuk më pëlqen ai. Unë nuk mendoj se ai është një person shumë i mirë. Nuk më pëlqen. Ai është dikush që sulmoi Islamin, sistemin e tij të vlerave”, tha 24-vjeçari.

Kujtojmë se autori fitues i çmimeve ka pësuar tre plagë me thikë në qafë e stomak, ndërsa ka pësuar goditje edhe në syrin e djathtë, gjoks dhe kofshën e djathtë.

Kur sulmuesi u pyet nëse Ayatollah Khomeini, i cili në vitin 1989 nxori një fatfa (vendim fetar me vdekje) kundër Salman Rushdie, ishte një burim frymëzimi për të, Mattar nuk u përgjigj.

“Unë e vlerësoj Ajatollah. Ai është një personalitet i madh ”, tha autori.

Në të njëjtën kohë, ai mohoi se ishte në kontakt me Gardën Revolucionare Islamike, por pranoi se kishte parë video të autorit Salman Rushdie në YouTube.

Sa i përket burgjeve në Nju Jork, Mattar foli për kushte të mira paraburgimi, por u ankua për ushqimin, të cilin, sipas tij, feja nuk ia lejon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb