SARANDË

Policia e Sarandës ka ndaluar një të ri me akuzën se ka mashtruar tre persona dhe iu ka marrë paratë. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim A.S., 25 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për arsye se kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë kundrejt pagesës me qëllim për t’i çuar në shtetin Gjerman.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb