Policia e Mallakastrës njofton se ka arrestuar një 33 vjecar, pasi akuzohet se ka mbjellë drogë.

Gjithashtu, policia i ka gjetur këtij shtetasi edhe fishekë luftarakë në banesë. Ai akuzohet për mbjellje droge dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen edhe disa fishekë luftarak.

Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në fshatin Ninësh në tokën në përdorim të shtetasit K. M, disa bimë narkotike canabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:

  1. M.M, 33 vjeç, banues në Kreshpan.

Gjatë kontrollit të banesës, këtij shtetasi iu gjetën edhe një sasi fishekësh luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb