Evidentohet dhe goditet një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike, ndërkohë që një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Burime nga policia e Beratit bënë me dije se kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Gjoroven dhe Veleshnje disa fidanë kanabis.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin R.V., 45 vjeç, banues në Gjoroven.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K.B., 31 vjeç, banues në Uznovë me detyrë inxhinier pyjesh për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe u shpall në kërkim kryeplaku i fshatit, shtetasi I.Sh., 33 vjeç, banues në Gjoroven për veprën penale “Mos kallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime tëmmëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: