Policia e Fierit ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar autorin e dyshuar të mbjelljes së kanabisit.

Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike.

Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:

Sh. S., 43 vjeç, banues në Ngraçie, Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: