Një 53-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet se kishte kultivuar një parcelë me kanabis.

Burime zyrtare thanë se shtetasi me inicialet M.K., banues në fshatin Kurdari, është prangosur, pasi në një zonë të pyllëzuar të fshatit kishte kultivuar 50 rrënjë kanabisi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kuktivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të mbledhura në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “KURDARIA”, si rezultat i të cilit është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, konkretisht:
Është vënë në prangat e Policisë shtetasi, M. K., 53 vjeç, banues në fshatin Kurdari, bashkia Klos, pasi në një zonë të pyllzuar të fshatit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara fidanë të dyshuara kanabis.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: