Policia e Krujës vijon kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë aksionit të koduar “Bruzi”, policia ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar autorin e dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bruzi”. Gjatë këtij operacioni, shërbimet policore kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Bruz Zall.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin R. Sh., 28 vjeç, banues në Kamzë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: