Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të mbytet nga prurjet e mëdha të lumit Osum.Fuat Topi ka qënë duke punuar në tokën e tij kur prurjet e lumit Osum kanë vërshuar dhe ai ska mundur dot të dalë nga uji.Menjëherë është kërkuar nga banorët ndihma e zjarrëfikësve,të cilët kanë mbërritur menjëherë në zonë.

Punonjësit e Zjarrëfikësve Berat janë futur në ujë dhe duke rrezikuar jetën e tyre kanë mundur ta nxjerrin nga lumi 57-vjeçarin Topi.Aksioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta por kushtet e vështira atmoaferike,shiu i pandërprerê dhe shtimi i prurjeve të lumit ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të Repartit Zjarrëfikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb