Mbretëresha Elizabeth II ka sfiduar mjekët duke u kthyer sërish t’i hipë kalit të saj të dashur për një xhiro rreth Winsdor Castle, vetëm disa ditë pasi ajo u pa teksa ecte me shkop.

Ky veprim i monarkes 96-vjeçare vjen vetëm nëntë muaj pasi ajo u këshillua të ndalonte kalërimin.

Ndërkohë, problemet e paspecifikuara të lëvizshmërisë e penguan atë që të marrë pjesë edhe në disa ngjarje të Jubileut të Platiniumtë këtë muaj, ndërsa shpesh shihej duke përdorur një shkop gjatë eventeve.

Por pas takimit me Kryepeshkopin e Canterbury-t, Justin Welby në Kështjellën Windsor të martën pa ndihmën e një shkopi, ajo duket se ka bërë përparim të mëtejshëm.

Grgwfw
Grgwfw

Një burim i tha The Sun se i kishte munguar kalërimi për nëntë muaj, duke shtuar: “Mbretëresha ka shijuar sërish një xhiro me kalin e saj. Kalërimi sërish është një shenjë e mrekullueshme pas atyre shqetësimeve për shëndetin e saj. Të bësh një gjë të tillë në moshën 96-vjeçare është shumë e jashtëzakonshme”.

Mbretëresha shpesh merrte pjesë në Trooping the Color mbi kalë, por në vitet e fundit rolin e kishin marrë pjesëtarët e familjes së saj.

Ajo ka qenë një kalorës e përkushtuar që kur iu dha një kalë i vogël në moshën tre vjeçare në vitin 1929, dhe ka qenë një pronare dhe mbarështuese e përkushtuar e kuajve të garës gjatë gjithë jetës së saj në fron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb