Një sherr i nisur mes dy vëllezërve shqiptarë dhe një familjeje greke, ka përfunduar me vrasjen e kryefamiljarit.

E gjitha ka nisur pasi një nga vëllezërit, kishte qenë në një lidhje me vajzën e viktimës.

Sipas mediave greke, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes, kur dy vëllezërit shqiptarë të moshës 27 dhe 47 vjeç, janë përplasur me viktimën dhe dy fëmijët e tij jashtë banesës së 53-vjeçarit.

Në një moment, 27-vjeçari ka goditur me thikë djalin 24-vjeçar të viktimës dhe ka shtyrë vajzën e tij 18-vjeçaren me të cilën shqiptari dyshohet se kanë pasur lidhje.

Ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Dy shqiptarët janë vendosur në prangat e policisë, një ditë pas krimit të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb