Dëshmi tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në Kombinat, ku një 60-vjeçar mbeti sot i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45.

Banorët e zonës kanë rrëfyer për BalkanWeb se Murteza Lika jetonte vetëm, ndërsa i gjithë komuniteti i vinte në ndihmë. Një dëshmitar në vendngjarje tha për BalkanWeb se para se të ndodhte ngjarja 60-vjeçari ishte i ulur në një kafe, ndërsa pasi dëgjuan të shtëna me armë panë Likën që ecte zvarrë në rrugë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: